Pika më e ‘nxehtë’ sizmike e globit, ja vendimi që mori Turqia pas tërmeteve

Sharing is caring!

Turqia njoftoi muajin e kaluar se e ka përforcuar sistemin e saj të monitorimit të tërmeteve, që tani përbëhet nga plot 1.100 stacione vëzhgimi. Autoriteti i katastrofave dhe menaxhimit te emergjencave AFAD, rrjeti i dytë më i madh monitorues i ketij lloji në Europë, sqaroi në Twitter se falë një shtrirjeje të tillë dhe një numri kaq të madh stacionesh, janë shtuar mundësitë për forcuar mbrojtjen publike anembanë vendit.

Turqia ndodhet në njërën prej pikave më sizmike të globit. Mbi një duzinë tërmetesh që kapërcenin magnitudën 7 sipas shkallës Rihter janë regjistruar atje që prej vitit 1939, kur provinca lindore e Erzincan u shkatërrua thuajse tërësisht nga një tërmet që mbërriti magnitudën 7.8.

Kjo konsiderohet si fatkeqësia më e madhe natyrore e këtij lloji në historinë e Turqisë, me një bilanc viktimash që shkonte në më shumë se 30,000 të vrarë e 100,000 të plagosur.

Në kujtesën e vonë të turqve megjithatë, është rrënjosur tërmeti I Izmitit, gushtin e vitit 1999. 7.6 ishte magnituda e lëkundjes që zgjati 37 sekonda shkaktoi 17 mijë të vdekur e la mbi 250 mijë persona të pastrehë.

Pllaka e Anadollit, ku ndodhet Turqia, shtyhet cdo vit drejt perëndimit me 2 deri në 2,5 cm, duke u ngjeshur mes pllakës euroaziatike në veri dhe asaj arabike në jug, dhe shumica e tërmeteve madhore në Turqi kanë ndodhur pikerisht në lindje të saj.

Sharing is caring!

Loading...
shares