Pioli do ta udhëheq për herë të 100-të Milanin, flet edhe për dyshen Ibrahimovic – Giroud

Milani do të përballet me Bolognën në kuadër të xhiros së nëntë në elitën e futbollit italian Serie A.

Rossonerët janë në një formë fantastike në kampionatin italian, ku deri më tani kanë marrë shtatë fitore e një barazim.

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli ka folur për këtë takim, ku fillimisht ka treguar se do të luaj vetëm njëri nga minuta e parë mes Zlatan Ibrahimovic dhe Olivier Giroud, pasi të dy nuk do të hedhen në fushë.

“Ibra ka nevojë të luajë dhe të stërvitet. Është java e duhur për tu stërvitur me ne. Minutazhi do të jetë në rritje, duhet të vendos se kush do ta nisë si titullar mes tij dhe Giroud. Gjendja e tyre nuk na lejon që të luajmë me dy sulmues”, deklaroi Pioli.

Tutje trajneri italian ka konfirmuar edhe mungesat që ka për këtë sfidë të rëndësishme që do ta zhvillojnë në udhëtim.

“Në krahasim me Porton janë rikuperuar Conti dhe Castillejo, ndërsa Rebic, Kessie dhe Pellegri vazhdojnë të jenë të lënduar”, vazhdoi tutje Pioli.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey