Pjesa më e madhe e zjarreve janë të lokalizuar dhe nën kontroll, përveç zjarrit në Budinarcë

Pjesa më e madhe e zjarreve në vend janë lokalizuar dhe janë vënë nën kontroll. Zjarri është ende aktiv në zonën e fshatit Budinarc në Berovë, e cila është pjesërisht nën kontroll, ndërsa nga komuna e Sarajit po kërkon aeroplanë ushtarak për të ndihmuar në shuarjen e zjarrit mbi fshatin Raoviq.

Siç kumtoi Qendra për Menaxhim me Kriza, zjarri i cili filloi më 2 gusht në vendin e quajtur Bejaz Tepe, është ende aktiv në zonën e fshatit Budinarc në komunën e Berovës. Zjarrfikësit nga Sllovenia dhe Austria janë të pranishëm në terren. Zjarri është pjesërisht nën kontroll, derisa ekipet po punojnë në lokalizimin e tij të plotë ku po digjen pisha me pemë të larta, bredh, kashtë dhe bari I thatë.

Në komunën e Delçevës për zjarrin që filloi më 2 gusht në zonën e fshatit Istevnik Maalo Pasjak, gjendja e fundit në terren është që zjarret në zonën e komunës së Dellçevës të lokalizohen dhe të vihen nën kontroll. Ekipet që ishin angazhuar në shuarjen e zjarrit janë tërhequr. Vetëm punonjësit e Koperativës Pyjore “Gollak” nga Dellçeva të cilët janë në detyrë kanë mbetur në terren. Pjesëtarët e Armatës janë të vendosur në rezervë në fshatin Trabotivisht nëse ka nevojë për të ndërhyrë.

Nga vendi për gjueti “Jasen” lajmërojnë se ka në detyrë 24-orëshe nga ana e malit drejt vendit të gjuetisë. Për momentin zjarri është i qetë dhe nuk ka rrezik që të përhapet në vendin e gjuetisë. Tymi mund të shihet nga fshati Raoviq ku po digjet një pyll i përzier dhe është në terren mjaft të paarritshëm.

Nga komuna e Sarajit informojnë se në atë pjesë ka ende tym dhe zjarri është aktiv. Meqenëse terreni është i paarritshëm, nuk ka mundësi të shuhet terreni. Komuna gjithashtu lajmëron se ata kanë paraqitur një kërkesë për ndërhyrje të një aeroplani ushtarak për të ndihmuar në shuarjen e zjarrit. Nga KP “Karaxhica” informojnë se zjarri mbi fshatin Raoviq është i ndarë në dy anë, njëra drejtohet në Matkë, ndërsa tjetra shkon shumë mbi fshatin Raoviq, në një terren shumë të paarritshëm, ku nga mëngjesi në terren janë ekipe nga Armata, QMK-ja dhe popullsia lokale. Po planifikohet shuarja nga ajri.

Në komunën e Prilepit, zjarri në zonën e fsh. Rakle, Nikodin dhe Toplicë është fikur, por nuk ka përfunduar. Ka tym prapa fshatit Toplicë drejt fshatit Krstec, por ai po zvogëlohet në intensitet pas veprimeve të mëparshme me mbështetjen ajrore. Ekipi i NP “Pyjet e Maqedonisë – Bredh i Zi” – Prilep me shtatë punëtorë është në terren, si dhe tre ushtarë të Armatës.

Ndërkaq, zjarri në fshatin Vojnica në Komunën e Çashkës ka përfshirë pyjet. Në terren janë nga NJTZ nga Velesi me dy automjete dhe gjashtë zjarrfikës, NK “Çashka” me një automjet dhe pesë persona, KP “Veles” me dy automjete me 10 persona dhe tre policë nga Çashka. Zjarri ende nuk është shuar, por është vënë nën kontroll./TV21

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey