Pjesë e grabitjes 2 mln euro/ Burgjet “lënë të lirë” Aleksandër Muratajn, ja arsyeja

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve i ka dhënë leje Aleksandër Muratajt që të marrë pjesë në varrimin e të atit, i cili ndërroi jetë dje.

Murataj ndodhet në burg ku është dënuar me 16 vite burg për vjedhjen e 2 milion eurove në Rinas. Siç edhe Top Channel raportoi një ditë më parë, kërkesa që Aleksandri të jetë i pranishëm në Tropojë është dorëzuar nga familjarët e tij.

Ai nuk ishte lejuar që të merrte pjesë në varrimin e Admirit dhe kjo u shoqërua me tension në burgun 313 ku ai ndodhej.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey