Plas mes Iranit dhe SHBA-së/ Teherani ofron 80 milionë dollarë për ‘kokën’ e Trump

Vrasja e gjeneralit të Iranit ka ndezur ashpër tensionet mes Teheranit dhe Uashingtonit. Mediat e huaja raportojnë se autoritetet iraniane kanë ofruar një shpërblim prej 80 milionë dollarësh për kokën e presidentit amerikan Donald Trump.

Sipas “The Mirror”, një ofertë e tillë është bërë gjatë transmetimit televiziv ‘live’ të funeralit të gjeneralit.

“Irani ka 80 milionë banorë. Bazuar në popullsinë iraniane, ne duam të mbledhim 80 milionë dollarë që është një shpërblim për ata që qëllojnë kokën e presidentit Trump”, raportoi media shtetërore.

Qasem Soleimani, komandanti kryesor ushtarak i Iranit, u vra të premten në një sulm me dron të SHBA-së në aeroportin e Bagdadit.

Soleimani ishte arkitekti i operacioneve klandestine dhe ushtarake të Teheranit jashtë vendit, si kryetar i Forcave Quds të Gardës Revolucionare.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey