Plas në Kenia, terroristët e Al-Shabaab sulmojnë bazën ushtarake të SHBA

Avionë dhe mjete të tjera ushtarake të Shteteve të Bashkuara janë shkatërruar si pasojë e një sulmi të papritur nga ekstremistët e al-Shabab mbi një bazë ushtarake në Kenia.

Nisur nga çfarë raportojë zyrtarët dhe mediat lokale, nuk regjistrohet asnjë jetë e humbur e shtetasve kenianë apo amerikanë. Sipas shifrave të Pentagonit, kampi përfshin 100 veta të personelit amerikan.

Një deklaratë e Komandës së Shteteve të Bashkuara në Afrikë tha se fusha ajrore e Manda Bay “është ende në proces të sigurimit të plotë” dhe e përshkroi situatën si “fluide”.

Një tym i zi u ngrit mbi bazën pas sulmit. Ushtarakët kenianë deklaruan se të paktën katër sulmues u vranë.

Al-Shabab, i cili është i lidhur me al-Kaidën, është i vendosur në Somalinë fqinje, ku ka nisur një numër sulmesh në Kenia. Grupi ka qenë shënjestra e një numri në rritje të sulmeve ajrore amerikane gjatë administrimit të presidentit Donald Trump.

Sulmi i fundit vjen pak më shumë se një javë, pasi një kamion-bombë në Mogadishu vrau të paktën 79 njerëz.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey