AC Milan ka kohë që është duke e përcjellur anësorin e Marseille, Florian Thauvin.
27-vjeçari aktualisht është nën kontratë deri në fund të sezonit me klubin francez, dhe duket se nuk ka asnjë shenjë të një rinovimi të afërt, që do të thotë se ai do të lejohet të largohet në një transferim falas në afatin e verës.
Sot gazeta Estadio Deportivo raporton se Milan do të luftojë me disa ekipe për t’i siguruar shërbimet e lojtarit.
Sevilla, Roma, Napoli, Leicester dhe Tottenham janë gjithashtu të interesuar për lojtarin dhe mund të ofrojnë paga më të mëdha.
Mbetet të shihet nëse Milan do të tregohet me vigjilent dhe t’i siguroj shërbimet e lojtarit francez. /ORAinfo/