Plumba, gjak, njerëz përtokë/ Masakër brenda qendrës tregtare (FOTO)

Tre persona mbetën të vdekur, pasi një person i armatosur hapi zjarr në një qendër tregtare në Tajlandë.

Raportohet se mes viktimave është edhe një fëmijë 2-vjeçar. Burri i maskuar u fut brenda për të grabitur argjendaritë, por përfundoi duke vrarë njerëzit që ndodheshin aty.

Fillimisht ai qëlloi për vdekje rojën e sigurisë, i cili u përpoq ta ndalte. Pas tij, ai i drejtoi armën shitëses që punonte në argjendari duke e lënë të vdekur në vend.

Mirëpo, plumbave nuk u shpëtoi as një fëmijë 2-vjeçar, i cili ishte dorë për dore me nënën e tij.

Ndërsa, së paku 5 persona të tjerë mbetën të plagosur rëndë dhe u dërguan menjëherë në spital.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey