“Po bëhen gati që të ketë shumë të vdekur”/ Dalin pamjet nga spitali që po ndërtojnë britanikët

Gruaja shtatzënë jep mesazhin nga spitali: Jam në luftë me koronavirusin për të shpëtuar veten dhe foshnjën time

Gruaja shtatzënë jep mesazhin nga spitali: Jam në luftë me koronavirusin për të shpëtuar veten dhe foshnjën time

Një punonjës në Britani të Madhe ka publikuar një video në Facebook, ku tregon se si do të duket kompleksi “Exel Center” në Londër, i cili do të shndërrohet në spital të përkohshëm në luftën kundër koronavirusit.

Punimet për ndërtimin e spitalit kanë filluar javën e kaluar, ndërsa Alex Woodside që punon në rregullimin e klubeve të natës, ka publikuar videon ku shihet se si duket kompleksi 100 mijë metra katrorë në të cilin do të vendosen 4 mijë shtretër.

Në video ai dëgjohet duke thënë se nuk e kishte kuptuar se sa serioze është situata sa i përket koronavirusit, deri kur pa këtë objekt gjigant.

“Nëse nuk e merrni seriozisht, ashtu siç kam vepruar edhe unë, mendoj se duhet ta bëjmë një gjë të tillë sepse po përgatiten për nivel të lartë të vdekjeve këtu”, ka shtuar Woodside.

Në këtë objekt gjigant, një pjesë është projektuar që të futen trupat e pajetë dhe do të shërbejë si morg.

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey