Po festonin 1-vjetorin e martesës, si u qëlluan nga babai i vajzës në shtëpinë e tyre çifti shqiptar në Australi (FOTO)

Çifti shqiptar, Lindita dhe Veton Musai po festonin përvjetorin e tyre të parë të martesës, kur u qëlluan me armë nga babai i vajzës.

Sipas mediave të huaja, ata ndodheshin në shtëpinë e tyre, kur 55-vjeçari Osman Shaptafaj qëlloi me breshëri drejt tyre.

Për pasojë e bija vdiq në vend, ndërsa dhëndri ndërroi jetë në spital ditën e djeshme. Pasi ka qëlluar në drejtim të tyre, 55-vjeçari ka tentuar të vrasë edhe veten.

Sipas dëshmitarëve, babai i vajzës i kishte vënë armën në gjoks dhëndrit dhe më pas e ktheu nga vetja.

Policia ka nisur hetimet, ndërsa mësohet se në momentin e ngjarjes së rëndë, në shtëpinë e çiftit ishin edhe anëtarë të tjerë të familjes.

Lindita punonte në agjencinë e pronave të patundshme “Colliers International”, ndërsa Vetoni punonte në “National Australia Bank”. Ende nuk ka asnjë të dhënë për arsyet që çuan 55-vjeçarin drejt vrasjes së dyfishtë.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey