‘Po i shpall luftë fjalës së lirë’, Basha akuza Ramës për paketën anti-shpifje

Sharing is caring!

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka reaguar ashpër lidhur me paketën anti-shpifje të qeverisë. Paketën anti-shpifje të Ramës, Basha e quan paketa e anti-fjalës së lirë. Gjatë fjalës së tij në forumin e Akademisë Politike të FRPD, Basha thotë se me këtë paketë ligjore, Rama kërkon të mbulojë dështimet e tij.

“Kjo qeveri dhe ky kryeministër këtë të mërkurë do të paraqesë në Parlament dy projekt ligje që janë asgjë më pak se shpallje lufte ndaj fjalës së lirë. Asgjë nuk është e rastësishme, asgjë nuk po ndodh në mënyrë të befasishme. Për vite me radhë Shqipëria ka rënë poshtë e më poshtë në indeksin e lirisë së medias. Kjo qeveri do të fshehë dhe maskojë dështimet dhe abuzimet e saj përmes pengimit të lirisë së fjalës dhe censurës së medias. Ja pse i duhet paketë e ashtuquajtur anti-shpifje, por në fakt është anti fjalë e lirë. I duhet për të penguar daljen ne shesh të aferave korruptive, të korrupsionit dhe hajdutërisë qeveritare që po shtohet dita ditës në Shqipëri edhe në këto ditë të emergjencës civile.

Nismat ligjore për të penguar lirinë e shprehjes kanë vetëm një qëllim, të manipulojnë, të mbajnë të fshehura të vërtetat e gjendjes së keqe ku e ka katandisur kjo qeverisje vendin”, tha Basha.

Sharing is caring!

Loading...
shares