“Po na vrisni shpresën, na detyroni të ikim nga ky vend”, këshilltari i BDI’së në Tetovë jep dorëheqje dhe i shkruan Ali Ahmetit

Këshilltari i Bashkimit Demokratik për Integrim në Këshillin e Komunës së Tetovës ka dhënë dorëheqjen nga partia, përmes një mesazhi drejtuar kreut të BDI’së, Ali Ahmeti.

Avni Rufati, i cili është edhe djal i dëshmorit Fadil Rufati i drejtohet Ahmetit duke ia bërë me dije se ai dhe partia e tij po i detyron njerëzit dhe po bën të pamundurën për t’i larguar nga ky vend, përcjell in7. Sipas Rufatit, partia në pushtet dhe drejtuesit e saj po vrasin shpresën e të rinjve në këtë vend.

“I drejtohem te nderuarit Ali Ahmet!

Me te vertet brenda krejt gjerave te dhimbshme qe ka ky vend, mundohemi me gjithe forcat te qendrojme, te mos largohemi!

Vjen momenti e detyroni njeriun, mua dhe shume te tjere, mes te cileve kane qene prindet tane ata qe kane dhene jeten per nje jete tjeter me te mire, per ne!

Po beni te pamunduren te na largoni nga ketu, duke vrare edhe ate pak fije shprese qe na ka mbetur ne kete vend! Faleminderit BDI”, ka shkruar Avni Rufati, këshilltar komunal.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey