Pocesta synon ta thelloj fitoren në raundin e dytë

Bekim Pocesta

Shtabi i ynë tash më përbëhet nga 3998 vota zemre,

Ju falenderoj për mbështetjen, guximin dhe urimet e panumërta në adresën time.
Falenderojmë të gjithë ata që na janë bashkuar ditëve të fundit, numri ynë vazhdon e rritet masivisht në çdo çast, ashtu siç do të rritet bindshëm fitorja e 31 tetorit.
Përzemërsisht falenderoj ata që kanë bërë kilometra rrugë, sakrificë, për të sjell ndryshimin aq shumë të nevojshëm, në krah të vendlindjes gjithmonë me trup e shpirt.
Dyert tona janë të hapura edhe për ata që kanë qenë të rreshtuar në krahun e gabuar, sepse qëllimi ynë është Dibra.
Ju bëj thirje të gjithë ju që e shihni të arsyeshme takimin me kandidatin, diskutimin për një problem të caktuar, më kërkoni në çdo kohë jam në gadishmëri të takoj secilin prej jush, megjithatë ju njoftoj që edhe shtabi do të jetë çdo natë i hapur!

Të sigurt, të vendosur, Fuqishëm + 1000 💪💪

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey