Policia arreston anëtarin e Kryesisë së OVL-UÇK-së

Policia arreston anëtarin e Kryesisë së OVL-UÇK-së, dyshohet se kanosi zyrtarin policor në kafiteri.

Policia e Kosovës ka arrestuar së fundi anëtarin e Kryesisë së OVL-UÇK-së, Fazik Fazliu.

Arrestimi i Fazliut është bërë për shkak të kanosjes ndaj zyrtarëve policorë në Prizren.

Ngjarja në fjalë ndodhi rreth orës 22:40 në një kafiteri, ku zyrtarët policorë po asistonin bashkë me zyrtarët e inspektoratit.

Lidhur me këtë rast lajmi.net ka kontaktuar edhe Policinë e Kosovës në rajonin e Prizrenit.

“I dyshuari F.F i lindur në vitin 1977, ka kanosur verbalisht personin zyrtar gjatë kryerjes së detyrë zyrtare. Zyrtarët policorë po asistonin në kontrollimin e një lokali (kafiteri), së bashku më inspektorët e AUV-it, lidhur me mosrespektimin e masave antiCOVID19”, u tha në përgjigjen e policisë.

Gjithashtu u theksua se i dyshuari është shoqëruar në stacionin policor në Prizren.

“I dyshuari është intervistuar nga hetuesi kujdestar dhe me aktvendim të Prokurorit, iniciohet rasti për “Kanosje ndaj personit zyrtar” dhe i dyshuari ndalet në mbajtje për 48 orë. Rasti është nën hetime”

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey