Policia arreston katër kumanovarë!

Ministra e Punëve të Brendshme ka njoftuar se janë arrestuar katër kumanovarë pasi dyshohet se javën e kaluar kanë kryer gjashtë vjedhje në disa objekte në Kumanovë, transmeton TV21.

“Në rajonin e SPB Kumanovë gjatë javës së kaluar janë zbardhur gjashtë vjedhje, të cilat janë kryer në disa objekte. Policët e Sektorit për polici kriminalistike nga Kumanova kanë arrestuar katër persona për shkak të ekzistimit të dyshimit se kanë kryer veprat dhe kundër tyre do të parashtrohet kallëzime përkatëse”, qëndron në njoftim.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey