Policia arreston një fëmijë nga Gostivari, dyshohet se ka kryer katër vjedhje

Nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë njoftojnë se gjatë ditës së djeshme, në prani të prindit kanë arrestuar një fëmijë nga Dobridolli i Gostivarit. I njëjti dyshohet se në dy muajt e fundit ka kryer katër vjedhje.

“Zyrtarët policorë të SPB-Tetovë-Sektori për Punë të Brendshme në Gostivar, dje (12 qershor) në orën 19:30, në prani të prindit, ka privuar nga liria një të mitur nga Gostivar-Dobridolli, për shkak të dyshimit se në dy muajt e fundit ka kryer katër vjedhje në fshatrat Gradec, Senakos dhe Dobridoll”, thonë nga SPB-Tetovë.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey