Policia arreston pesë veta para Kuvendit, hodhën gurë dhe gjësende të forta

Policia ndaloi sot pesë persona për gjuajtje me gurë dhe sende të forta në drejtim të Kuvendit.

Sipas njoftimit të policisë janë ndaluar shtetasit me inicialet S.N. (44) nga Shkupi, D.K. (41) nga Shkupi, A.S. (30) nga fshati Bardovc i Shkupit, M.S. (26) nga Shkupi dhe B.C. (29) nga Kojnarja e Poshtme, përcjell INA.

Pas dokumentimit të rasteve do të ngriten kallëzime penale. Në mesditë para Parlamentit nisi protesta kundër propozimit francez. Qytetarët e revoltuar hodhën vezë në drejtim të Kuvendit. (INA)

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey