Policia bastis banesat e ish kryeministrit Nikolla Gruevski në Shkup

Sot në Shkup policia ka kryer bastisje në baneat e Nikolla Gruevskit në Shkup, kanë njoftuar burime policore. Sipas tyre, bastisja është kryer në orët e paradites, transmeton gazeta Lajm.

Siç shkruan “Slloboden Peçat” më herët bastisje janë kryer edhe në disa objekte në Prilep, pronë e ish ministrit të transportit dhe lidhjeve, Mile Janakievski. Nga policia kanë konfirmuar bastisjet në Prilep dhe Shkup, por pa përmendur pronarët e tyre.

Bastisjet kanë të bëjnë me dushimet lidhur me rastin “Parcelat në Vodno”. Në këtë rast, Gruevski akuzohet se ka mundësuar që me para të grumbulluara për partinë të blehen parcela në Vodno përmes kompanisë së kumbarës së tij, Novaçveski.

Në këtë aferë janë të dyshuar edhe Nenad Josifoviq dhe Ratka Kamçeva.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey