Policia bën apel, nëse i njihni personat lajmërohuni në 192

Policia e Maqedonisë së Veriut u bën apel qytetarëve që nëse dikush njeh ndonjë nga këta persona të lajmërojnë menjëherë organet policore në stacionin më të afërt apo në telefonin 192.

Sipas MPB-së, këto persona duken nëpër regjistrimet me video se më 4 korrik goditën me gjësende të forta dhe gurë kordonin e policisë dhe ndërtesën e Kuvendit, me ç’rast me lëndime të rënda përfunduan katër pjesëtarë të policisë, përcjell INA.

“Nëse kallëzimi është anonim apo jo, punonjësit e policisë do të veprojnë dhe nëse konfirmohet identiteti, ndaj autorëve do të merren masat e duhura ligjore”, thekson MPB. Ministria po ashtu apelon qytetarët që të mos lejojnë të futen në skenarët e askujt dhe incidentet e dhunshme, sepse do të merren masat më rigoroze dhe nuk do të tolerohet prishja e qetësisë dhe sigurisë. (INA)

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey