Policia e Kosovës publikon foton e tropojanit dhe kërkon ndihmë

Policia e Kosovës kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e Bujar Demaj, 46 vjeçarin nga Tropoja i akuzuar për një vrasje të rëndë.

Policia publikon foton e tropojanit dhe kërkon ndihmë dhe bashkëpunim nga qytetarët për lokalizimin dhe arrestimin e tij

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, çdo të premte do të publikojë nga një ose më shumë foto të persona në kërkim, për të cilët kërkohet ndihma e qytetarëve me qellim, sjelljen e tyre para drejtësisë.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

– 192 dhe 080019999 (pa pagesë)

– 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë

E-mail adresa: [email protected]

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey