Policia Financiare me kallëzim penal ndaj Eye Hospital

Drejtoria për Policinë Financiare ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike – Shkup kundër dy personave në cilësinë e menaxherëve të institucionit privat shëndetësor Spitali special i syve EUROPIAN EJE HOSPITAL Shkup.

Të denoncuarit, në periudhën nga viti 2011 deri në vitin 2020, thuhet në kumtesën e Drejtorisë së Policisë Financiare, kanë keqpërdorur pozitën e tyre zyrtare, në atë mënyrë që kanë blerë disa lloje të pajisjeve mjekësore me origjinë të dyshimtë, gjegjësisht nga prodhues të panjohur dhe furnitorët, ndërsa të njëjtit nuk i kanë regjistruar në kontabilitetin e tyre si të blerë.

“Pajisjet mjekësore janë vendosur në qarkullim në atë mënyrë që janë implantuar te pacientët gjatë operacioneve kirurgjikale, edhe pse të njejtat nuk janë të regjistruara në Regjistrin e Pajisjeve Mjekësore, nuk janë të miratuara nga Agjencia për Barna dhe Pajisje Mjekësore të Republikës së Maqedonisë së Veriut (MALMED), as nuk janë në pajtim me kushtet e parapara me Ligjin për ba..

Drejtoria për Policinë Financiare ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike – Shkup kundër dy personave në cilësinë e menaxherëve të institucionit privat shëndetësor Spitali special i syve EUROPIAN EJE HOSPITAL Shkup.

Të denoncuarit, në periudhën nga viti 2011 deri në vitin 2020, thuhet në kumtesën e Drejtorisë së Policisë Financiare, kanë keqpërdorur pozitën e tyre zyrtare, në atë mënyrë që kanë blerë disa lloje të pajisjeve mjekësore me origjinë të dyshimtë, gjegjësisht nga prodhues të panjohur dhe furnitorët, ndërsa të njëjtit nuk i kanë regjistruar në kontabilitetin e tyre si të blerë.

“Pajisjet mjekësore janë vendosur në qarkullim në atë mënyrë që janë implantuar te pacientët gjatë operacioneve kirurgjikale, edhe pse të njejtat nuk janë të regjistruara në Regjistrin e Pajisjeve Mjekësore, nuk janë të miratuara nga Agjencia për Barna dhe Pajisje Mjekësore të Republikës së Maqedonisë së Veriut (MALMED), as nuk janë në pajtim me kushtet e parapara me Ligjin për barna dhe pajisje mjekësore. Pajisjet mjekësore të paregjistruara nuk i kanë regjistruar në kontabilitetin e tyre me faturat hyrëse dhe për inkorporimin e tyre nuk e kanë evidentuar prodhimin material, ndërsa nga pacientët kanë inkasuar para, me çka kanë përfituar interes të konsiderueshme pronësor kundërligjore në vlerë të përgjithshme prej 38.808.491 denarë”, qëndron në kumtesë

Të paraqiturit për një pjesë të pajisjeve mjekësore të implantuara, të cilat janë blerë në mënyrë të paligjshme dhe nuk janë miratuar nga Agjencia për barna dhe pajisje mjekësore të Republikës së Maqedonisë së Veriut (MALMED), kanë paguar një participim nga pacientët dhe në dëm të Fondit për Sigurim Shëndetësor të RMV-së prej 7.037.050 denarë.

Me veprimet e lartpërmendura inkriminuese, Drejtoria e Policisë Financiare sqaron se të pandehurit kanë shkaktuar dëm të përgjithshëm material prej 45.845.541 denarë.

Loading...