Policia jep detaje për aksidentin e rëndë në Ferizaj

4 persona kanë ndërruar jetë në një aksident që kanë ndodhur sot në Ferizaj.

Sot, rreth orës 15:37 në rrugën magjistreale Ferizaj –Shtime , në fshatin Koshare të Ferizajt, ka ndodhur një aksident komunikacioni rrugor, të përfshira ishin dy automjete civile udhëtarëve .

“Si pasojë e këtij akasidenti kanë humbur jetën 4 persona dhe është lënduar një tjetër, i cili është dërguar për tretman mjekësor në QKUK-Prishtinë”, ka njoftuar policia.

“Në vendin e ngjarjes janë të gjitha Njësitet e Policisë dhe Prokurori i Shtetit, të cilët po e hetojnë rastin .Për detaje tjera do të njoftoheni me kohë”, tha policia.

Lajmin e ka konfirmuar drejtoresha e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Ferizaj, Nadire Ymeri.

“4 persona kanë ndërruar jetë si pasojë e aksidentit në fshatin Koshare. Viktimat janë sjellë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare ne Prizren. Edhe policia është në Emergjencë dhe po merr informacione. Në mesin e viktimave është edhe një vajzë 12 vjeçare. Ndërsa, një vajzë e intubuar është nisur për trajtim në Prishtinë”, ka deklaruar ajo.

Aksidenti ka ndodhur mes dy veturave, një veture Audi dhe një Golfi 2.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey