Policia kontrolloi disa autobusë në Tabanoc! Evidentohen parregullsi tek tre shoferë nga Tetova

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme në venkalimin kufitar “Tabanoc” janë kapur tre shoferë të autobusëve, të cilët nuk kanë poseduar dokumentacionet e nevojshme për shoferë, shkruan TV21. Nga MPB shtojnë se personat në fjalë i janë dorëzuar Drejtorisë së Doganave për procedurë të mëtejshme.

“Në autobusin e një kompanie transporti nga Tetova është konstatuar se shoferi SH.A.(56) nga Tetova nuk ka pasur certifikatë mjekësore. Gjatë kontrollit të autobusin të një kompanie transporti nga Danimarka është konstatuar se njëri shofer B.Sh.(36) nga Tetova nuk ka pasur certifikatë mjekësore, ndërsa shoferi tjetër B.S. (42) nga Tetova nuk ka pasur certifikatë mjekësore dhe vërtetim për shofer profesionist për transport ndërkombëtar të pasagjerëve dhe mallrave”, thuhet mes tjerash në njoftimin e MPB-së.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey