Policia mbrëmë ka ndaluar dhe gjobitur 106 shoferë të dehur

Ministria e Brendshme e Maqedonisë së Veriut informoi se mbrëmë nga ora 22 e mbrëmjes deri në orën 03:00 të mëngjesit janë kryer kontrolle të intensifikuara për sanksionimin e drejtuesve të mjeteve që drejtojnë automjetin nën efektin e alkoolit.

Gjatë këtyre kontrolleve janë sanksionuar 106 drejtues mjetesh. Prej tyre, 20 në territorin e SPB Manastir, 19 në territorin e SPB Ohër, 15 në territorin e SPB Shtip si dhe në rajonet e tjera.

“Kontrollet e intensifikuara vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit dhe të kontribuojmë së bashku për rrugë më të sigurta”, theksuan nga MPB.(INA)

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey