Policia ndalon dy tetovarë, akuzohen për shkelje të të drejtave autoriale përmes IPTV

Më 30 mars efektivët e policisë të SPB Tetovë – departamenti për krim ekonomik kanë privuar nga liria personat V.O. (33) dhe B.O. (53) nga Tetova për shkak të dyshimit se kishin kryer vepër penale “shkelje e të drejtave autoriale që është e dënueshme sipas Nenit 157 të Kodit Penal të republikës së Maqedonisë së Veriut. Gjatë bastisjes së kryer me urdhër gjykate në shtëpinë dhe hapësirat ndihmëse të V.O. në rrugën “185” dhe në objektin e biznesit në rrugën e “Ilindenit” dhe rrugën “120” në Tetovë janë gjetur dhe konfiskuar pajisje të ndryshme që ai kishte përdorur për ritransmetimin e programeve televizive, gjegjësisht përmes një portali special për të rishitur IP-TV kanale për përdoruesit e interesuar.

“Disa pjesë të pajisjeve të ndryshme dhe sende të tjera janë konfiskuar gjatë bastisjes në shtëpinë dhe mjediset e biznesit të B.O. i cili gjithashtu kishte përdorë portalet e televizionit IP për ritransmetimin e kanaleve vendore dhe të huaja dhe kishte përfitime joligjore, nga dy tetovarët janë konfiskuar Laptopët, shtëpiza kompjuterike, USB, Android box dhe pajisje tjera. Pas pastrimit dhe dokumentimit të plotë të çështjes ndaj tyre do të përgatiten parashtresa adekuate”, njoftojnë nga SPB-Tetovë.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey