Policia ndalon transport ndërkombëtarë të drogës, arrestohet shkupjani

Policia ndërprenë edhe një kanal ndërkombëtarë të drogës. Shtetasi 31 vjeçar nga Shkupi me inicialet M.J është kapur gjatë transportit të 50 kilogramëve marijuhanë në magjistralen Prilep-Manastir. Operacioni ka pasuar falë një kontrollit të zakonshëm policorë.

Nga policia rrugore është ndaluar një makinë e llojit “Peugoet” me targa të Shkupit, e drejtuar nga shtetasi M.J 31 vjeç banues në Shkup. Gjatë kontrollit është konstatuar se personi nuk posedon patentë shoferi, ndërsa vetura nuk është e regjistruar dhe nuk ka shërbime të kryera të kontrollit teknik. Pas bastisjes në veturë janë gjetur tri çanta në të cilat janë gjetur 9 paketime me marijuhuanë, përkatësisht 50 kilogramë”, tha Ministria e Brendshme.
Vlera e drogës së kapur në treg arrin deri në 200 mijë euro. E njëjta sipas policisë ka qenë produkt në tregun e një kanali ndërkombëtarë e nisur nga Shqipëria dhe për destinacion final ka pasur Greqinë. Policia dhe Prokuroria Themelore e Prilepit janë duke hetuar nëse në tregti janë të përfshirë edhe persona të tjerë. Ndaj të arrestuarit është ngritur kallëzim penal mbi dyshimet për veprën penale “Tregti dhe përpunim i lëndëve narkotike”.

Javën e kaluar policia arrestoi 4 shtetas të Shqipërisë në tentativë për të kaluar ilegalisht kufirin Maqedoni e Veriut-Greqi. Në aksionin e 13 tetorit u kapën 67.5 kilogram marijuhanë, ndërsa përveç shtetasve shqiptarë në pranga përfunduan edhe dy shtetas maqedonase nga Strumica./Alsat

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey