Policia në Shkup i gjeti dhe ua ktheu pronarëve dy biçikleta që u ishin vjedhur në vitin 2019

Sektori i punëve të brendshme në Shkup – Stacioni Policor në Bit Pazar, pas ndërmarrjes së disa masave dhe aktiviteteve, ka zbardhur disa vjedhje të biçikletave në territorin e Shkupit.

“Më 25.03.2021, në bazë të urdhrit gjyqësor, është kryer bastisje në shtëpinë e I.R.(28) nga Shkupi ku janë gjetur pesë biçikleta, të cilat u morën nga babai tij N.R.(52) i cili ishte i pranishëm gjatë bastisjes. Më 14.04.2021 dy biçikleta i janë kthyer pronarëve të cilëve u ishin vjedhur në maj dhe qershor të vitit 2019”, njoftojnë nga MPB-ja.

Pas zbardhjes së plotë të rastit, do të parashtrohet kallëzim penal./TV21

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey