Policia nxjerr foton dhe jep shpërblim për atë që jep informacion se ku fshihet atentatori i Fatos Tushes

Atentatori i kryebashkiakut Fatos Tushe dyshohet se fshihet në territorin e Beratit. Forcat speciale Renea, FNSH-ja e Fierit, shërbimet e Komisariatit të Policisë së Lushnjë dhe të Drejtorisë Vendore të Policisë së Fierit vijojnë krehjen e zonës, për kapjen e autorit të kësaj ngjarjeje.

Autori i kësaj ngjarjeje ka mundur të largohet menjëherë pas ngjarjes dhe dyshohet se është fshehur në territorin e qarkut Berat.

Me qëllim kapjen sa më shpejt të tij, Policia e Shtetit kërkon bashkëpunimin e qytetarëve dhe vë në dispozicion 1 milionë lekë të rinj për çdo informacion të saktë që do çojë në lokalizimin dhe kapjen e autorit.

Për çdo informacion sado të vlefshëm, qytetarët të telefonojnë në numrin unik 112 apo të dërgojnë imazhe në Komisariatin Dixhital, si dhe në numrin e celularit 069 41 07 337, duke ju garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm të strukturave të Policisë për të kapur dhe vënë para përgjegjësisë ligjore autorin e kësaj ngjarjeje.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey