Policia serbe ndalon boksierët e Kosovës

Ekipi i Kosovës i përbërë nga tre boksierë, Bashkim Bajoku, Shpëtim Bajoku, Patriot Behrami, selektori Besim Brahimi si dhe sekretari gjeneral, Latif Demolli, janë ndaluar në kufirin Kosovë-Serbi. Ekspedita kosovare ishte nisur mbrëmë për në Beograd, aty ku do të organizohet kampionati botëror i boksit për amator. Arsyja e ndaljes është që autoritetet serbe nuk po lejojnë hyrjen e sportistëve nga Kosova me simbolet e tyre.

Kërkesa për të garuar pa simbole dhe pa flamurin e Kosovës, nuk do të pranohet nga Federata e Boksit e cila ka bërë të ditur se në rast se kjo gjë do të kërkohet atëhere do ta anulojnë pjesëmarrjen në kampionatin botëror.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey