Policia shpëton 4 alpinistë në malin e Gramozit (FOTO)

Juventus e nis frikshëm, Demiral dhe Ronaldo shtangin Romën (VIDEO)

Juventus e nis frikshëm, Demiral dhe Ronaldo shtangin Romën (VIDEO)Policia në bashkëpunim me banorët e fshatit Starje në Kolonjë u ka ardhur në ndihmë 4 alpinistëve që kishin lënë mjetin e tyre tip “Ford”, në fshatin Starje, dhe ishin nisur për të ngjitur malin e Gramozit.

Por, gjatë kthimit, ata kishin hasur vështirësi dhe për këtë kanë kërkuar ndihmë.

“Pas disa orë kërkimesh, u bë i mundur lokalizimi dhe gjetja në gjendje të mirë shëndetësore e 4 alpinistëve, të cilët ishin ngjitur në majën e quajtur “Çuka e Peçit” në lartësinë 2523 m, të malit të Gramozit dhe më pas për shkak të kushteve të vështira atmosferike, kishin hasur vështirësi gjatë kthimit”, njofton policia.

Alpinistët (njëra prej tyre vajzë) kanë falenderuar shërbimet e Policisë dhe banorët, që iu erdhën në ndihmë dhe iu shpëtuan jetën. Policia më pas ka bërë shoqërimin e tyre, deri në vendin ku u akomoduan në qytetin e Ersekës.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey