Policia zbulon një sasi droge në Kërçovë
Policia gjatë një aksioni dje në Kërçovë ka zbuluar një sasi droge. “Më datë 06.12.2024 në ora 13:10 në Kërçovë, zyrtarët policorë nga SPB Ohër kanë privuar nga liria Z.T (29) nga Kërçova informon Tetovasot. Gjatë kontrollit në banesën e tij, të kryer me urdhër të gjykatës, efektivët e policisë gjetën dhe konfiskuan një qese […]

Policia gjatë një aksioni dje në Kërçovë ka zbuluar një sasi droge.
“Më datë 06.12.2024 në ora 13:10 në Kërçovë, zyrtarët policorë nga SPB Ohër kanë privuar nga liria Z.T (29) nga Kërçova informon Tetovasot. Gjatë kontrollit në banesën e tij, të kryer me urdhër të gjykatës, efektivët e policisë gjetën dhe konfiskuan një qese me marihuanë, para dhe sende të tjera. Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, ndaj saj do të bëhet kallëzimi përkatës”, thuhet në njoftim.