Policit të krimeve i djegin makinën, ishte “tradhëtari” që nxori sekretin hetimor (EMRI+FOTO)

Efektivi Edvin Gjyli, makina e të cilit u dogj gjatë natës nga disa persona me preçedentë penalë, është një nga policët e pezulluar për nxjerrje informacioni dhe të sekretit hetimor. Specialisti i Krimeve Edi Gjyli dhe Inspektori i Krimeve të Rënda u pezulluan nga detyra dhe u vunë nën hetim administrativ pasi nxorrën sekretin hetimor në lidhje me superaksionin që zhvilloi RENEA në Elbasan ku u zbulua arsenali me armë të sofistikuara.

Gjyli dhe Hasani ishin dy efektivët që ‘tradhëtuan’ betimin që bën çdo efektiv policie kur nis detyrën e tij dhe premton se do ta bëjë atë duke treguar besnikëri.

RENEA zbarkoi në Elbasan më datë 1 korrik, një ditë pas vrasjes së 22-vjeçarit Klevi Baho dhe gjeti një arsenal me armë të softistikuara. Lajmi u bë publik më datë 9 korrik dhe kjo gjë erdhi pasi dy efektivët e nxorrën informacionin. Ndërsa sot, njëri prej tyre, specialisti i krimeve ka gjetur të djegur makinën e tij. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “28-nëntori” në Elbasan, por fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey