Politika në kolltuqe prej lëkure, mjekët heronj pa kushte elementare! Turp

Muhamer Pajaziti

Tridhjet vitet e pluralizmit në Maqedoninë e Veriut ishin shkatërrimtare për shumë sektorë vital të shoqërisë, e sidomos për sferën e shëndetësisë.

Politika për vete siguroi kolltuqe prej lëkure e nuk e nguli as një gozhdë në institucionet shëndetësore.

Spitalet janë në mjerim të thellë, me godina të ndërtuara që nga koha e komunizmit, me shtretër të amortizuar dhe jo funksional, me mjete pune të vjetëruara e mos të flasim për kushtet higjienike.

Në gjithë këtë katrahurë dhe mjerim, janë heronjtë tanë: mjekët, motrat medicionale e i gjithë stafi mjekësor që punojnë me profesionalizëm, përgjegjësi dhe pa asnjë privilegje.

Fatkeqësisht, shoqëria jonë nuk është mirënjohëse sa duhet ndaj punës së palodhshme dhe angazhimit të tyre, ditë e natë.

E keqja është se më shumë çmohet një politikan hajdutë se sa një mjek që shpëton jetë.

Është momenti i fundit që ky popull të vetëdijësohet dhe të kërkoj llogari nga kjo politikë që po jeton në luks e çmenduri, ndërsa po ..

Muhamer Pajaziti

Tridhjet vitet e pluralizmit në Maqedoninë e Veriut ishin shkatërrimtare për shumë sektorë vital të shoqërisë, e sidomos për sferën e shëndetësisë.

Politika për vete siguroi kolltuqe prej lëkure e nuk e nguli as një gozhdë në institucionet shëndetësore.

Spitalet janë në mjerim të thellë, me godina të ndërtuara që nga koha e komunizmit, me shtretër të amortizuar dhe jo funksional, me mjete pune të vjetëruara e mos të flasim për kushtet higjienike.

Në gjithë këtë katrahurë dhe mjerim, janë heronjtë tanë: mjekët, motrat medicionale e i gjithë stafi mjekësor që punojnë me profesionalizëm, përgjegjësi dhe pa asnjë privilegje.

Fatkeqësisht, shoqëria jonë nuk është mirënjohëse sa duhet ndaj punës së palodhshme dhe angazhimit të tyre, ditë e natë.

E keqja është se më shumë çmohet një politikan hajdutë se sa një mjek që shpëton jetë.

Është momenti i fundit që ky popull të vetëdijësohet dhe të kërkoj llogari nga kjo politikë që po jeton në luks e çmenduri, ndërsa po shkatërron arsimin, kulturën, shëndetësinë…

Është momenti i fundit që të kërkohet llogari, sepse do të mbetemi pa rini, pa mjekë, pa arsimtarë, do të mbetemi të shkretë.

Absurdi është se ky shtet në këto rrethana synon të bëhet pjesë e familjes evropiane! Fatkeqësisht jemi shumë larg!

Loading...