“Politikanët po na kthejnë në kohën e okupimit fashist bullgar”, Mickoski komentoi vizitën e delegacionit bullgar

Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski sot tha se nënkryetarja e Bullgarisë, Iliana Jotova po vazhdon me deklarata të cilat nuk paraqesin vlera evropiane, përcjell TV21. Mickoski thotë se Jotova po mohon pakicën maqedonase, siç tha ai në “Maqedoninë e Pirinit”.

“Kjo me të vërtet nuk ka asnjë lidhje me vlerat evropiane që këto politikanë duhet t’i promovojnë, përkundrazi, na kthejnë në kohë të kaluara. Në kohët e okupimit fashist, okupimit fashist bullgar gjatë kohës së Luftës së Dytë Botërore këtu në Maqedoni”, deklaroi mes tjerash Mickoski.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey