Politikani veteran shqiptar në Maqedoni kërkon Ligj për ndalimin e emrave, sikur rasti me emrin “Vanço Mijallkov”

Ish-diplomati dhe politikani veteran shqiptar në Maqedoni, Muhamed Halili mbrëmë në emisionin “Klik Plus” në TV21 theksoi se duhet të ketë ligj për ndalimin e emrave, sikur që është emri “Vanço Mihajllov”.

“Ligj për ndalimin e emrave nuk kemi dhe duhet të kemi”, theksoi Halili. Ai theksoi se vizita e kryeministrit bullgar Kiril Petkov në hapjen e qendrës kulturore bullgare “Vanço Mihajllov” në Manastir ka qenë një provokim.

Sipas tij, qëllimi i tyre ka qenë që institucionet të bien në provokime dhe më pas të jepet një pasqyrë se si po i bëhen padrejtësi bullgarëve në Maqedoninë e Veriut. (INA)

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey