Pollozhani: Gjykata e Stasburgut, shpëtimi i vetëm për Grupin e Kumanovës

Shkruan: Shpëtim Pollozhani
Pas vendimit të Gjykatës Supreme, lënda i ka kaluar të gjitha instancat. Shpëtimi i vetëm për Grupin e Kumanovës është Gjykata e Strazburit për të Drejtat e Njeriut. Kjo Gjykatë nuk ka potencë vendimarrëse por, mund ti rekomandojë shtetit përkatës për shkelje gjatë procedurave gjyqësore. Pas Strazburit, instanca më e lartë është Komisioni për të Drejtat e Njeriut pranë OKB. Më e pakta që mund të bëhet për Grupin e Kumanovës është rigjykimi i lëndës që në fillim. Me rastin e Grupit të Kumanovës ka dhjetëra shkelje proceduriale, të cilat obligojnë për rigjykim.

1. Nuk është vërtetuar motivi për kryerjen e veprës.

2.Nuk është vërtetuar cili është përfitimi nga kryerja e veprës.

3. Nuk është bërë balistika e armëve.

4. Nuk është përdorur njësiti përkatës për intervenim.

5. Nuk janë ftuar anëtarët e grupit për tu dorëzuar.

Pushteti ka praktikuar terrorizëm duke gjuajtur me armë të rrënda ( nga helikopteri) në një vendbanim, pa e selektuar cakun. Me këtë rast shteti ka praktikuar terrorizëm. 6. Anëtarët e Grupit të Kumanovës kanë gjuajtur në vetëmbrojtje. Ka edhe shumë shkelje proceduriale gjatë procedurës hetimore dhe gjyqësore.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey