Pompeo-Vuçiq, Kosova temë kryesore

Kosova temë kryesore në takimin e sotëm Pompeo-Vuçiq.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq do të takohet sot në Nju Jork me sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo.

Mediet serbe raportojnë se Kosova do të jetë temë diskutimi në takimin ndërmjet Pompeos dhe Vuçiqit.Sipas raportimeve, Vuçiq në takim me Pompeon do të kërkojë mbrojtje për popullin serb në Kosovë dhe heqjen e taksës 100 për qind për mallrat serbe nga Kosova.

“Presidenti Vuçiq do të kërkojë nga forca më e madhe e botës që të ketë një qasje të ekuilibruar dhe të drejtë për zgjidhjen e krizës në Kosovë”, shkruan Blic.

Sipas “Blic” i cili i referohet gazetës “Novosti”, shkruan se takimi i sotëm është një sinjal që Uashingtoni po merr iniciativën për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, e cila shumë shpejt mund të rezultojë në heqjen e taksës.

Evropa bashkohet kur të përfshijë Ballkanin Perëndimor

Loading...



Behu pjese e LAJME.mk , kliko LIKE fanpage ne facebook me posht!
Nga LAJME.mk August 20, 2019 10:42 am ne Bota. ne link https://lajme.mk/?p=148598
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen Lajme.mk prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne email [email protected] lajme.mk ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit