Por nganjëherë ndodh që thjesht të ofendojnë ndjeshmërinë vizuale të njerëzve (Video)

Sharing is caring!

Rrokaqiejt mund të jenë të diskutueshëm për shumë arsye, pavarësisht nëse ato ndryshojnë një peizazh të qytetit të dashur ose kanë një ndikim negativ në komunitetet lokale.

Por nganjëherë ndodh që thjesht të ofendojnë ndjeshmërinë vizuale të njerëzve.

Një i tillë mund të jetë edhe Kulla 135 metra e lartë e cila pritet të bëhet ndërtesa më e lartë në Pragë, kryeqyteti i Republikës Çeke, nëse miratohet nga autoritetet e planifikimit, shkruajnë mediat e huaja, përcjell KosovaToday.

Projektuar nga skulptori David Černý dhe arkitekti Tomáš Císař, Top Tower do të ofrojë pamje mbi qytetin nga një pikë publike shikimi e arritshme përmes ashensorëve të jashtëm, sipas deklaratës së zhvilluesit Trigema.

Kjo ndërtesë thuhet se do të përdoret kryesisht për banesa me qira, zyra dhe një qendër kulturore në nivelet më të ulëta. Do të ketë gjithashtu një kopsht çati të arritshëm publikisht, dhe dyqane në katin e parë.

Černý është i famshëm për veprat e tij të diskutueshme përfshirë Entropën, një skulpturë e porositur për të shënuar presidencën e Këshillit të Bashkimit Evropian në Republikën Çeke në vitin 2009 që përshkruan secilin vend të BE-së duke përdorur një stereotip kombëtar.

Kulla që pritet të duket si një “anije e përmbytur në një ndërtesë” e propozuar e Černý do të vendoset pranë stacionit të metrosë Nové Butovice në periferi të qytetit.

Qendra historike e qytetit të Pragës është një hapësirë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, dhe ndërtesat me lartësi të larta janë plotësisht të ndaluara në qendër të qytetit.

“Ne kemi përgatitur projektin e Top Tower për më shumë se dy vjet dhe versioni përfundimtar u parapri nga tetë propozime të tjera alternative”, ka thënë Marcel Soural, kryetar i Bordit të Trigema, përcjell KosovaToday.

“Gjatë kësaj kohe, ne kemi mbledhur dhe ende jemi duke mbledhur të dhëna nga ekspertë, autorë kombëtarë dhe lokalë, dhe natyrisht publiku vendas, përfaqësuesit e të cilit kanë qenë tashmë dhe do të vazhdojnë të marrin pjesë në një numër negociatash pjesëmarrëse”.

Nëse miratohet, ndërtimi mund të fillojë në 2021 dhe të zgjasë tre vjet, sipas Trigema ndërsa projekti do të kushtojë rreth 85 milionë dollarë. /KosovaToday/

Sharing is caring!

Loading...
shares