Posta në grevë: S’ka pagesa të fakturave dhe dërgesa, nëse nuk ka zgjidhje për rritje të rrogave

Sindikata e Postës së Maqedonisë dhe Sindikata e Sh.A. “Posta e Maqedonisë së Veriut” sot kanë paralajmëruar se më 14 të këtij muaji do të hyjë në grevë të përgjithshme në vendet e punës dhe në ambientet e punëdhënësit, nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre për rritje rrogash.

Në tryezë të bisedimeve janë vendosur kërkesat për rritje lineare të menjëhershme të rrogave neto të të punësuarve në shuma prej 3000 denarë dhe se kjo duhet plotësuar, përcjell INA.

Për shkak të dialogut trepalësh të pasuksesshëm ndërmjet Bordit drejtues të Postës së Maqedonisë, Qeverisë dhe Sindikatave të Postës së Maqedonisë, si dhe mosrealizimit të kërkesave të punëtorëve dhe Sindikatës së SHA. Posta e Maqedonisë së Veriut, Bordi Qendror i Sindikatës së Postës së Maqedonisë (SMP) dhe Bordi Ekzekutiv i Sindikatës së Sh.A. Posta e Maqedonisë së Veriut (SOPSM) më 31 mars vendosi të fillojë një grevë të përgjithshme“, theksuan nga sindikatat.

Arsyet e grevës së përgjithshme, thonë ata, i referohen: shqetësimeve të mbi 2200 punonjësve për të ardhmen e kompanisë dhe pasigurisë së mbajtjes së vendeve të punës, pakënaqësisë për mosrealizimin e kërkesës për rritje lineare të pagave neto të punonjësve. në shumë prej 3.000 denarë, kushte jo standarde të punës, shumë vite mos sigurim mjetesh për punë, pakënaqësi të punëtorëve me sistematizimin ekzistues dhe mosrealizimin e disa kërkesave të punëtorëve dhe sindikatave të shënuara në Konkluzionet e 15 tetorit të vitit të kaluar.

Nga sindikatat paralajmëruan se me grevë të përgjithshme do të fillojnë më datë 14.04.2022 duke filluar nga ora 08:00, në vendet e punës dhe ambientet e punëdhënësit. Greva do të zgjasë deri në plotësimin e kërkesave të grevistëve, pra deri në arritjen e marrëveshjes.(INA)

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey