Postimi epik i Real Madridit për Benzeman pas fitores së madhe ndaj Chelseat (FOTO)

Real Madridi me postim epik për Benzeman pas fitores së madhe ndaj Chelseat.

Real Madridi ka bërë një hap të madh para në rrugën për t’u kualifikuar në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.

“Los Blancos” triumfuan në udhëtim ndaj Chelseat me rezultat 1:3, rezultat ky që i jep komoditet të madh spanjollëve, shkruan Gazeta Express.

Sulmuesi francez, Karim Benzema ishte edhe njëherë protagonist i ndeshjes, duke dëshmuar formën perfekte që po kalon.

Ai shënoi të tre golat e mysafirëve, dy prej të cilëve me kokë dhe një nga gabimi i portierit, Edouard Mendy.

Pas ndeshjes, Real Madridi bëri një postim epik në profilin e tyre në Twitter për francezin.

“Futbolli është lojë e thjeshtë, luajnë 11 kundër 11 dhe gjithmonë shënon Benzema”, thuhej në postimin e tyre.

Kështu, Real Madridi e pret Chelsean pas një jave me komoditet të madh prej dy golave.

El fútbol es un juego simple, juegan 11 contra 11 y siempre marca @Benzema.

— Real Madrid C.F. (@realmadrid) April 6, 2022

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey