Prajs: Me ndalimin e fluturimit të Lavrov, RMV respektoi obligimet ndaj NATO-s

Maqedonia e Veriut, Bullgaria dhe Mali i Zi, me vendimin për ti ndaluar fluturimin shefit të diplomacisë ruse Sergej Lavrov drejt Beogradit, kanë vendosur që si shtete të pavarura të respektojnë obligimet ndaj NATO-s dhe qëndrimet e BE-së.

Kështu ka deklaruar Zëdhënësi i Departamentit Shtetëror, Ned Prajs, i cili sa i përket krëcënimit të mundur rus ndaj këtyre vendeve theksoi se “tre vendet janë anëtare të NATO-s, ndërsa përkushtimi i nenit 5 lidhur me të gjitha vendet është obligues”.

“Ato ishin vendime të pavarura të cilat kishin të bënin me hapsirën ajrore të tre shteteve sovrane. Ato e paraqesin angazhimin evropian që Rusia të mbahet përgjegjëse për agresionin e pa provokuar dhe të pa drejtë ndaj Ukrainës. Këto tre vende janë anëtare të NATO-s dhe obligimi nga neni 5 për të gjitha ato është obligues. Së bashku e festuam pesë vjetorin e anëtarësimit të Malit të Zi në NATO dhe dy vjetorin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO” – tha Zëdhënësi i Depratamentit amerikan, Ned Prajs.

https://www.zeriamerikes.com/a/6605614.html

Kryediplomati rus kishte planifikuar një vizitë dyditëshe në Serbi, duke filluar nga e hëna.

Ai e cilësoi të pashembullt vendimin e tre fqinjëve të Serbisë që janë anëtare të NATO-s.

“E di se do të ketë shumë shpjegime, të cilat ne nuk i kemi dëgjuar ende. Vendet që kanë mohuar fluturimin do të thonë se kanë marrë një urdhër nga Bashkimi Evropian dhe NATO-ja. Ato ndërkaq do thonë se këto vende kanë vendosur vetë”, tha ai në një konferencë më gazetarë.

Zoti Price the se veprimi i tre vendeve ishte ishte një vendim sovran i vendeve sovrane dhe theksoi se ato janë vende të aleancës.

“Të treja vendet janë anëtare të NATO-s dhe angazhimi në bazë të Nenit Pesë (të NATO-s) ndaj këtyre vendeve është i palëkundur. Vetëm dje ne shënuam pesë vjetorin e anëtarësimit të Malit të Zi në NATO dhe në mars dy vjetorin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut”, tha ai.

Ministri Lavrov tha se askush nuk do të jetë në gjendje të shkatërrojë marrëdhëniet e Rusisë me Serbinë.

“Sidoqoftë, këto marrëdhënie nuk do të zhduken nga kanalet e tjera. Ne ftuam ministrin e Jashtëm serb, Nikola Selakoviç, të vizitojë Moskën brenda një kohe të shkurtër. Shpresoj që avioni i tij të mos sanksionohet në mënyrë të turpshme nga Brukseli i paturpshëm. dhe klientët e tij”, tha ministri Lavrov.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey