Pranga policit të korruptuar në Tetovë, mori 400 euro…

Departamenti për Kontroll të Brendshëm, Hetime Penale dhe Standarde Profesionale në Ministrinë e Punëve të Brendshme ka bërë kallëzim penal kundër I.M. nga Tetova, punonjës në Sektorin e Punëve të Brendshme në Tetovë, për shkak të ekzistimit të shkaqeve të dyshimit për veprën penale “marrje të ryshfetit”.

“Më datë 24.08.2022 në Tetovë, gjatë kontrollit dhe privimit nga liria të një personi, pjesëtari i policisë dyshohet se ka pranuar ryshfet prej 400 euro nga një i afërm i personit për gjoja se e ka ndihmuar në moscaktimin e masës së paraburgimit”, njofton MPB.

Ndaj punonjësit të policisë është paraqitur iniciativë edhe për inicimin e procedurës për përcaktimin e përgjegjësisë disiplinore dhe largimin e tij nga vendi i punës deri në përfundimin e procedurës disiplinore.(INA)

Loading...