Prania e mjegullës, kërkohet kujdes gjatë ngasjes së veturave!

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pandërprerë, nëpër rrugë kryesisht të lagështa. Dukshmëri të zvogëluar për shkak të paraqitjes së mjegullës prej 30 – 40 metra ka në aksin rrugor Gajre – Tetovë, prej 50 – 100 metra në aksin rrugor Shkup – Tetovë – Gostivar, prej 100 – 150 metra në aksin rrugor Stracin – Kumanovë, prej 30 – 50 metra në qafën malore Bukovë dhe deri 50 metra në qafën malore Gjavatë, informojnë nga LAMM.

Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare, nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

LAMM rekomandon shpejtësi të përshtatur të lëvizjes, respektim të sinjalizimit të vendosur në komunikacion dhe drejtim me kujdes me automjetet, veçanërisht në rrugët përgjatë luginave, luginave të lumenjve, ku ka mundësi për paraqitje të rrëshqitjeve të dheut. Kjo veçanërisht ka të bëjë për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Për shkak të minimit sot në periudhën prej orës 11:00 deri në ora 14:00 do të jetë në ndërprerje për 10 – 15 minuta komunikacioni në rrugën magjistrale A2 Kërçovë – Ohër, në seksionin Presekë – Pesoçan, informoi LAMM.

Në aksin rrugor Shën Nikollë-Milladinovc, 10 km para Milladinovcit, për shkak të rrëshqitjes së dheut dhe shembjes së madhe, komunikacioni është rikahëzuar vetëm në njërën korsi në gjatësi prej 150 metra. Në vend është vendosur sinjalizim adekuat. Pjesëmarrësve në komunikacion LAMM iu rekomandon vozitje të kujdeshme.

Nga LAMM informojnë se komunikacioni në aksin rrugor P1402 Strumicë-Mokrino-Smollar te Burimet e Mokrinës është në ndërprerje për shkak të vërshimeve. Ekipet e N.P. Rrugët e Maqedonisë punojnë në pastrimin e rrugës dhe normalizimin e komunikacionit.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey