Pranvera sjellë ndryshime në partitë më të mëdha politike në vend

Zgjedhjet e para brendapartiake për kryetar të LSDM-së, me vetëm një kandidat – liderin aktual të partisë dhe kryeministër Zoran Zaev, pas çka janë paralajmëruar ndryshime kadrovike në kreun e partisë, kërkesë për kongres të jashtëzakonshëm të anëtarëve të pakënaqur të VMRO-DPMNE-së, bashkim dhe thirrje për anëtarë të rinj, hapa të parë për realizimin e marrëveshjes për tejkalimin e mosmarrëveshjeve në kryesinë partiake në BDI… A paralajmërojnë këto zhvillimet ndryshime në tri partitë më të mëdha në vend në vitin ndoshta më të vështirë për ne për shkak të krizës së shkaktuar nga Kovid-19 dhe në prag të zgjedhjeve lokale?

Rreth 69.000 anëtarë nesër do të përzgjedhin kryetar të LSDM-së. Këto do të jenë zgjedhjet e para të drejtpërdrejta, brendapartiake. Kandidat për kryetar është vetëm kryeministri aktual dhe i pari i partisë Zoran Zaev. Për kandidaturën e tij duhet të prononcohen të gjithë anëtarët e regjistruar aktiv të LSDM-së. Partia në javët e kaluara në prag të zgjedhjeve dhe kongresit të majit e azhurnonte anëtarësinë.

Zgjedhjet do të mbahen në të 80 organizatat komunale të LSDM-së nga ana e komisioneve zgjedhore komunale dhe këshillave zgjedhore, në gjithsej 237 vendvotime, që në ditën e votimit do të hapen prej orës 08 deri në orën 19. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka konfirmuar dhe e ka mbyllur Listën e zgjedhësve, në të cilën janë lajmëruar për votim 68 999 anëtarë, është siguruar material zgjedhor, paravane për fshehtësi të votimit, kuti zgjedhore, shenja dhe protokolle për mbrojtjen e shëndetit të të gjithë pjesëmarrësve. Të gjithë anëtarët e regjistruar aktiv të LSDM-së do të mund ta realizojnë të drejtën e tyre në votimin e drejtpërdrejt dhe të fshehtë për zgjedhjen e kryetarit në komunën e tyre në vendvotimin përkatës. Informacioni për rrjedhën e votimit dhe rezultatin, siç informojnë nga partia, do të njoftohet të dielën pas përfundimit të procesit të votimit.

Pranvera sjellë ndryshime në partitë më të mëdha politike në vend
PUBLIKUAR Mar 20, 2021
174
Share
Shkup, 20 mars – Zgjedhjet e para brendapartiake për kryetar të LSDM-së, me vetëm një kandidat – liderin aktual të partisë dhe kryeministër Zoran Zaev, pas çka janë paralajmëruar ndryshime kadrovike në kreun e partisë, kërkesë për kongres të jashtëzakonshëm të anëtarëve të pakënaqur të VMRO-DPMNE-së, bashkim dhe thirrje për anëtarë të rinj, hapa të parë për realizimin e marrëveshjes për tejkalimin e mosmarrëveshjeve në kryesinë partiake në BDI… A paralajmërojnë këto zhvillimet ndryshime në tri partitë më të mëdha në vend në vitin ndoshta më të vështirë për ne për shkak të krizës së shkaktuar nga Kovid-19 dhe në prag të zgjedhjeve lokale?

Rreth 69.000 anëtarë nesër do të përzgjedhin kryetar të LSDM-së. Këto do të jenë zgjedhjet e para të drejtpërdrejta, brendapartiake. Kandidat për kryetar është vetëm kryeministri aktual dhe i pari i partisë Zoran Zaev. Për kandidaturën e tij duhet të prononcohen të gjithë anëtarët e regjistruar aktiv të LSDM-së. Partia në javët e kaluara në prag të zgjedhjeve dhe kongresit të majit e azhurnonte anëtarësinë.

Zgjedhjet do të mbahen në të 80 organizatat komunale të LSDM-së nga ana e komisioneve zgjedhore komunale dhe këshillave zgjedhore, në gjithsej 237 vendvotime, që në ditën e votimit do të hapen prej orës 08 deri në orën 19. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka konfirmuar dhe e ka mbyllur Listën e zgjedhësve, në të cilën janë lajmëruar për votim 68 999 anëtarë, është siguruar material zgjedhor, paravane për fshehtësi të votimit, kuti zgjedhore, shenja dhe protokolle për mbrojtjen e shëndetit të të gjithë pjesëmarrësve. Të gjithë anëtarët e regjistruar aktiv të LSDM-së do të mund ta realizojnë të drejtën e tyre në votimin e drejtpërdrejt dhe të fshehtë për zgjedhjen e kryetarit në komunën e tyre në vendvotimin përkatës. Informacioni për rrjedhën e votimit dhe rezultatin, siç informojnë nga partia, do të njoftohet të dielën pas përfundimit të procesit të votimit.

Nga LSDM-ja bëjnë të ditur se zgjedhjet e radhës, paraqesin postulat të vlerave demokratike, ku për herë të parë në historinë e shtetit tonë, vetë anëtarët e partisë do të zgjedhin kryetarin e tyre.

“Kjo është një vlerë e re, e shtuar, standard i ri në skenën politike maqedonase, të vendosur nga partia më demokratike, më progresive dhe më moderne – LSDM, theksojnë prej atje.

Në konferencën e paradokohshme për media kur e prezantoi programin e tij, kandidati i vetëm për kryetar të partisë në pushtet Zaev i bëri thirrje anëtarësisë të votojnë “për”, siç u shpreh, politikën e re të LSDM-së. Lidhur me atë nëse janë respektuar standardet duke marrë parasysh se ky është kandidati i vetëm, ai tha se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe organet e partisë kanë mundësuar që të votohet “për” dhe “kundër”.

Zaevi paralajmëroi “ofensive pranverore për kthesë të re në veprimin politik të LSDM-së dhe të Maqedonisë së Veriut”, e nëse merr besimin edhe “deri tani aksionin më të madh politik për ndryshim të ri pozitiv në mënyrën e funksionimit dhe mentalitetit të partive politike në vendin tonë, duke filluar pikërisht nga LSDM-ja“.

Politika e re do të thotë reformë të ofertës së deritanishme kadrovike të LSDM-së.

“Disa punojnë shumë dhe kryesojnë përpara, disa mund të bëjnë shumë më tepër, por disa kanë dështuar”, ishte i qartë Zaevi në konferencën për media, i cili tha se borxhi i vetëm që e pranon është ai ndaj qytetarëve për realizim efikas dhe të përpiktë të asaj që e ka premtuar, përgjegjësi ndaj qytetarëve dhe secili para vetvetes.

Ne, tha kryeministri aktual, u shërbejmë qytetarëve, ndërsa koha e mosndëshkimit ka përfunduar, radhën e ka drejtësia.

“E njëjta vlen edhe për të gjithë ne nga LSDM-ja. Libreza e anëtarësisë nga partia nuk do të thotë privilegj, por është përgjegjësi më e madhe. Lufta kundër krimit dhe korrupsionit sjellë standard më të mirë ekonomik, shëndetësi, arsim më të mirë, institucione më të mira, por edhe rrugë më të shpejtë drejt BE-së, tha ai.

Në fund, politika e re, sipas tij, do të thotë inkurajim të mendimit ndryshe dhe respektim të qëndrimeve të huaja. Zaevi, mes tjerash, tha edhe atë se është për konsensus kombëtar për çështjet kryesore, kundër ndarjeve, për bashkim dhe se për çështjet më të rëndësishme duhet të qëndrojnë së bashku me opozitën.

Fokusi, paralajmëroi ai, do të mbetet në luftimin e pandemisë dhe ekonominë e re zhvillimore, në krijimin dhe realizimin e politikave ekonomike, vendeve të reja të punës, paga më të larta dhe ekonomi zhvillimore…

Por, çfarë do të thonë praktikisht këto paralajmërime të Zaevit për ndërrime kadrovike dhe politikë të re të LSDM-së, deri tani askush publikisht nuk dëshiron të komentojë.

Nga LSDM-ja për MIA-n shprehen se ende është herët të flitet për atë dhe se tani fokusi është vendosur në zgjedhjet brendapartiake të dielën.

Çfarë ndodhë në VMRO-DPMNE?

Në pritje të kthimit të liderit të partisë opozitare Hristian Mickoski nga pushimi mjekësor për shkak të Kovid-19, anëtarë të dalluar të partisë i përsërisin kërkesat për formimin e Qeverisë eksperte. Ndërkohë, tashmë një ditë më parë VMRO-DPMNE-ja bëri thirrje për anëtarë të rinj. Nga 20 marsi deri më 20 prill partia në komitetet komunale do të zbatojë aksion për bashkëngjitjen dhe anëtarësimin e anëtarëve të rinj. Partia opozitare përballet me fërkime dhe kërkesë për kongres të jashtëzakonshëm nga anëtarë të pakënaqur të partisë dhe ish-funksionarë, qëllimi i të cilave është ndërrimi i Mickoskit.

Mickoski, i cili pritet nga e hëna të fillojë me punë aktive pas shërimit nga Kovid-19, përballet me kërkesa disamujore për ndërrim nga Këshilli iniciues për thirrjen e kongresit të jashtëzakonshëm të VMRO-DPMNE-së. Ndonëse i paralajmëruar për 28 mars, të enjten në mbrëmje këshilli i përbërë nga ish funksionarë të partisë e prolongoi për shkak të, siç bënë të ditur në kumtesën, gjendja e përkeqësuar epidemiologjike dhe vonesa me përgatitjet teknike. Për terminin e ri, Këshilli iniciues do t’i informojë delegatët dhe opinionin pasi që të përcaktohet.

VMRO-DPMNE-ja reagoi menjëherë pas informacionit për kongresin e dështuar të jashtëzakonshëm duke theksuar se ka dështuar edhe një investim i Zaevit, dhe se VMRO-DPMNE-ja është parti e reformuar.

“Kjo është dëshmia më e madhe se VMRO-DPMNE-ja nuk bën traktate me krimin, por edhe se njerëzit të cilët janë shantazhuar dhe punojnë për Zaevin nuk mund të jenë ardhmëria. VMRO-DPMNE-ja është parti e reformuar dhe pastruar nga kuadrot e komprometuara që vendosën t’i shërbejnë Zaevit”, potencohej në kumtesën partiake.

Që nga vetë fillimi i punës sime si sekretar i përgjithshëm thashë se do të punoj në bashkimin e partisë. I kontaktova thuajse të gjithë funksionarët e mëparshëm dhe aktual të partisë dhe mendoj se si kryesi e kemi mbështetjen e tyre. Bashkimi bëhet realitet”, deklaroi sekretari i përgjithshëm i partisë Gjorgjija Sajkovski.

Sipas tij, Maqedonisë i nevojiten ndryshime dhe njerëz që mund dhe dinë t’i ndihmojnë shtetit.

“VMRO-DPMNE-ja përkundër strukturave që i ka në këtë moment i çelë dyert për një numër sa më të madh të mbështetësve të sinqertë të cilët duan në periudhën e ardhshme të përfshihen në punën e partisë dhe më tutje ta ndërtojmë shtetin, shprehet Sajkoski.

BDI-ja nuk paralajmëron ndryshime, janë të fokusuar në realizimin e asaj që është premtuar nga programi qeveritar

Tërheqja e Izet Mexhitit nga posti i koordinatorit të grupit parlamentar të BDI-së në Parlament me siguri është hapi i parë për tejkalimin e mosmarrëveshjeve në kreun partiak. Mexhiti e bëri këto disa ditë pas takimit të kryesisë partiake në Reçicë të Vogël në fund të shkurtit. Pas kësaj mbledhjeje të Kryesisë Qendrore të BDI-së, lideri i partisë Ali Ahmeti porositi se janë qartësuar të gjitha dallimet dhe se partia është e bashkuar.

“Janë sqaruar të gjitha dallimet, nuk mbeti asgjë pa u sqaruar deri në atomin e fundit për shkak se para nesh ka obligime të rëndësishme, vijnë zgjedhjet lokale dhe regjistrimi dhe duam të jemi pjesë e kontributit” tha Ahmeti.

Dhjetë ditë më vonë ai duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve edhe një herë përsëriti se nuk ka përçarje në parti dhe se shumica parlamentare është e qëndrueshme përkundër tërheqjes së Mexhitit.

Në opinion dihet se Mexhiti dhe disa funksionarë të tjerë të BDI-së janë “kundër” krahut të Artan Grubit dhe Bujar Osmanit.

Arbër Ademi, i cili erdhi në postin e koordinatorit të grupit parlamentar të BDI-së në Kuvend deklaroi për MIA-n se tërheqja e Mexhitit nuk është pasojë e atij takimi në Reçicë të Vogël. Ai theksoi se në partinë nuk është biseduar për ndërrime ose ndryshime kadrovike, porse ata janë të fokusuar në realizimin e asaj që e kanë premtuar para qytetarëve në programin, e që është bërë pjesë e programit qeveritar.

Në BDI, shprehet Ademi, që nga formimi ka pasur debat të brendshëm dhe mendime kritike dhe këtu qëndron përparësia e partisë.

“Të menduarit kritik duhet vazhduar”, deklaroi Ademi.

Mendim i ekspertëve. Nevojitet demokratizim i partive dhe model i ri zgjedhor

Drejtoresha e Institutit për Hulumtime Sociologjike dhe Politike-Juridike të UQM-së dhe profesoreshë me korrespodencë Bojana Naumovska konsideron se ajo që u është e domosdoshme partive politike në Maqedoni është procesi i demokratizimit.

“Ndonëse vazhdimisht angazhohen për zgjedhje demokratike dhe sjellje demokratike të pushtetit (në raste kur janë në opozitë), nuk ndërmarrin hapa konkretë që do të paraqesin demokratizim të partive të tyre. Dhe këtu është kundërthënia më e madhe, pritjet që dikush tjetër të bëjë diçka, paralelisht me mosndryshimin e asgjëje në domenin ku varet prej jush”, shprehet Naumovska në deklaratën për MIA-n.

Për gjendjen momentale në të cilën gjenden partitë politike në shtetin tonë, gjë që, sipas saj, disi do të thoshte edhe gjendje të shoqërisë, konsideron se në pjesën më të madhe është rezultat i modelit zgjedhor që e kemi, ose nga ana tjetër, shikuar prej anash, konsideron se ndryshimi i të njëjtit do t’i detyrojë partitë politike që të demokratizohen.

“Problemin kryesor do ta kisha lokalizuar te liderët (kryetarët) e partive, të cilët sikur harrojnë se çfarë do të thotë demokracia. I harrojnë qytetarët dhe interesin e tyre, por e harrojnë edhe mendimin e anëtarësisë së tyre. Përfundimisht duhet të braktiset praktika e krijimit të listave të kandidatëve në rreth të vogël të mbyllura partiak, emërim në pozicione partiake “njerëz me besim” përballë aftësisë kompetente. Edhe kjo vlen për të gjitha partitë politike që janë përmendur në pyetjen Tuaj, thekson profesoresha.

Sipas saj, hulumtimet tregojnë se qytetarët nuk janë të kënaqur nga puna e Kuvendit dhe deputetët të cilëve ua kanë bartur legjitimitetin e tyre. Besimi në Kuvendin është i ulët, ndërsa sjelljen e deputetëve, qytetarët në përgjithësi e vlerësojnë si sjellje në drejtim të mbrojtjes së interesit personal dhe partiak. Kjo duhet doemos të ndryshojë, ndërsa si zgjidhje e vetme rrugëdalëse në këtë moment është ndryshimi i modelit zgjedhor, bën të ditur Naumovska.

Profesoresha konsideron se ndryshimi drejt një njësie zgjedhore do të thotë aftësi më të madhe konkurruese dhe mundësi për përfshirje më aktive të partive më të vogla.

“Por, ndryshimi i mirëfilltë drejt Kuvendit më cilësor, me listat e hapura dhe votimin preferencial, pres ndërlidhje të deputetëve me qytetarët dhe ulje të rolit të liderëve, thekson për MIA-n Naumovska, e cila është drejtoreshë dhe profesoreshë me korrespodencë e IHSPJ-së./Koha

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey