Prefektja nën hetim për korrupsion, për një faturë fiktive do përfitonte 700 euro (DETAJE)

Prefektja e Cosenza-s në Itali, 58 vjeçarja Paola Galeone, është vënë zyrtarisht nën hetim për korrupsion. Lajmin e përcjell la Gazzetta del Sud, sipas të cilës, prefektja është filmuar duke “bërë pazare” me një sipërmarrëse, të cilës i kishte kërkuar të lëshonte një faturë fiktive prej 1,220 euro me qëllimin të përvetësonte pjesë nga fondi i përfaqësimit në prefekturë, që kishte mbetur ende në dispozicion.

700 euro nga këto do t`i merrte prefektja dhe 500 sipërmarrësja. Shkëmbimi ishte caktuar të bëhej në një bar. Përfaqësuesen e qeverisë e ka denoncuar vetë sipërmarrësja, e cila ka bashkëpunuar me policinë, ndërsa kjo e fundit e ka pajisur me teknologjinë e nevojshme për të filmuar të gjithë skenën.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey