Prej 15 nëntorit, detyrim ligjor për pajisje dimërore!

Nga data 15 nëntor 2025, të gjithë drejtuesit e automjeteve do të jenë të detyrueshëm të kenë pajisjet dimërore sipas Ligjit për Sigurinë në Komunikacionin Rrugor. Mosrespektimi i këtij rregulli nuk është pa pasoja – nëse kapeni pa pajisjet e nevojshme, gjobiteni me 45 euro (në kundërvlerë denarë). Sipas Rregullores për pajisjet dimërore të detyrueshme, […]

Nëntor 12, 2025 - 11:00
 0
Prej 15 nëntorit, detyrim ligjor për pajisje dimërore!

Nga data 15 nëntor 2025, të gjithë drejtuesit e automjeteve do të jenë të detyrueshëm të kenë pajisjet dimërore sipas Ligjit për Sigurinë në Komunikacionin Rrugor.
Mosrespektimi i këtij rregulli nuk është pa pasoja – nëse kapeni pa pajisjet e nevojshme, gjobiteni me 45 euro (në kundërvlerë denarë).

Sipas Rregullores për pajisjet dimërore të detyrueshme, automjetet me peshë maksimale deri në 3.500 kg duhet të jenë të pajisura me:

Goma dimërore në të katër rrotat, me thellësi minimale të shiritit të gomës prej 4 mm,
ose, nëse përdorni goma verore me të njëjtën thellësi minimale, duhet të mbani me vete zinxhirë dëbore që i përshtaten rrotave lëvizëse.
Pra, nëse s’e keni bërë ende, është koha të kontrolloni makinat tuaja – dimri po vjen dhe gjobat nuk falin!/TV21