Prej nesër nxënësit në pushim dimëror!

Nxënësit në shkollat fillore dhe të mesme sot po përfundojnë gjysme vjetorin e parë të vitit shkollor 2021/2022 dhe prej nesër, 31 dhjetor, janë në pushim dimëror prej tre javësh. Sipas kalendarit të MASH-it për organizimin e mësimit, nxënësit në shkolla do të kthehen më 20 janar të vitit 2022.

Anulim i fillimit të gjysmëvjetorit të dytë për momentin nuk është planifikuar, sipas kompetenteve, gjendja me Kovid-19 është edhe më tej e qëndrueshme edhe pse lloji omikron është konfirmuar edhe në vend, ndërsa sipas ekspertëve ky lloj po përhapet shumë shpejt.

Sipas rekomandimit të Komisionit për Sëmundje Infektive dhe me vendim të Qeverisë. Viti shkollor 2021/2022 më 1 shtator filloi me shkolla të hapura dhe mësim me prani fizike të të gjithë nxënësve të organizuar sipas protokolleve kundër Covid-19, ndërsa përjashtohen vetëm nxënësit me vërtetime mjekësore.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey