Prej sot nis vaksinimi pa termin dhe në terren

Duke filluar nga dita e sotme qytetarët e Maqedonisë së Veriut do mund të vaksinohen pa termin të caktuar. Po ashtu sot nis edhe vaksinimi në terren, si dhe do të lejohet edhe imunizimi i fëmijëve nga mosha 12 deri më 16 vjeç. Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se fundi i pandemisë nuk janë vaksinat, por vetë procesi i vaksinimit. Ndërsa shtuan se ata si institucion kompetent nga nesër, vaksinën kundër Covid-19 e bënë të qasshme për çdo qytetarë, pa dallim se në cilin vend të shtetit jeton. Autoritetet shëndetësore sqarojnë se vaksinimi në terren është organizuar në bashkëpunim me komunat, bashkësit lokale dhe mediat lokale. /SHENJA/

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey