Premierliga e mbyll sezonin sot, vëmendja te duelet për top-4she

Sot Premierliga do ta mbyll edicionin 2020/21, edicion që u përshkrua me shumë rivalitet e me ndeshje nga më interesantet.

Tashmë kampioni dihet, është Manchester City, kurse Manchester United iu bashkua në Champions League për edicionin e ardhshëm.

Chelsea, Liverpool dhe Leicester do tq garojnë për dy vendet e mbetura për Champions League. Momentalisht Chelsea dhe Liverpool gjenden në pozitat 3 dhe 4, kurse Leicesteri duhet të shpresojë në gabimin e njërës nga to sonte.

Chelsea i shkon Aston Villës e cila është pa ndonjë objektiv. Liverpooli e pret Crystal Palace, edhe ky pa ndonjë objektiv, kurse Leicesteri e ka sfidën më të vështirë.

Të zgjedhurit e Brendan Rodgers përballen në shtëpi me Tottenhamin që do të synojë Evropa Ligën në xhiron e fundit.

Tashmë disa javë janë bërë të ditura edhe ekipet që do të bien nga liga. Sheffield United, West Bromwich Albion dhe Fulham do të garojnë në Championship nga sezoni i ardhshëm.

Të 10-të ndeshjet e xhiros së fundit në Premierligë nisin sot nga ora 17:00

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey