Presheva në kaos dhe rrezikuar, politikanët shohin interesin personal

Naser Pajaziti

Dalim pak kah Presheva!

Tre partitë që humbën zgjedhjet (PDSH, PVD dhe LR) brenda pak orëve refuzuan ftesën për koalicionim nga partia fituese APN, ndërsa tani me ditë e javë nuk po arrijnë të ndajnë interesat e pushtetit, që po synojnë ta ndërtojnë.

Secili po don me u bo kryekomunar, po afër mendsh spo kuptoj si e kanë mendu?

Pse gjithë kjo mëri dhe padurueshmëri!
Ju nuk e keni luksin të mbani peng dhe të dëmtoni këtë komunë që është targeti i radhës i Serbisë, për ta vënë nën tutelën e zhbërjes, përmes planit të heshtur të tokës së djegur?!

Presheva sot duhej të ishte e bashkuar në planin politik duke ngritur zërin për jetë, drejtësi, qoftë edhe me protesta paqësore, për të kërkuar reciprocitetin aq sa serbët i gëzojnë të drejtat si komunitet në komunat serbe në Kosovë.

Por jo, ata po i kontribuojnë kaosit, përçarjes, strategjisë së heshtur të pushtetit serb, që tanimë siç merret vesh është fokusuar fuqishëm për të zbatuar planin e pasivizimit dhe zhbërjes së shqiptarëve nga pronat dhe shtëpitë e tyre, vetëm pse për shkak të halleve dhe jo nga qejfet janë larguar e tretur larg e më larg.

A nuk është trishtuese që gjatë kësaj jave u raportua se në komunën tjetër të Bujanocit kanë mbërritur mbi 100 kërkesa nga Beogradi për shlyerjen dhe pasivizimin e adresave të shqiptarëve. Kjo nënkupton se këta persona apo familje shqiptare që jetojnë jashtë vendlindjes së tyre nuk do të mund të nxjerrin dokumente personale, pronësore e dokumente tjera të Serbisë. Pra kjo nënkupton konfiskim dhe dëbim.

Andaj, mjaft më dhe jo më kot thonë ‘Qeni i keq ta sjell ujkun në torishtë!’

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey